Kush jemi ne
MediNetz Magdeburg e.V. është një iniciativë për të drejtat njerëzore që synon të ndihmojë situatën e personave, të cilët janë të përjashtuar ose të kushtëzuar nga ligjet e Republikës Gjermane.
Si mund të ndihmojmë
Anëtarët e shoqatës nuk mund të ofrojnë personalisht shërbim shëndetësor. Ne ju përkrahim duke dëgjuar problemet tuaja në takim, këtë problem ua paraqisim mjekëve profesionistë dhe iu shoqërojmë tek ata. Në rast nevoje mund t’ju ndihmojmë edhe në përkthim.
Mund të na kontaktoni në çdo moment në telefon ose ejani në oraret e takimeve, informacionet përkatëse gjenden në anën tjetër të etës.
Ne iu sigurojmë
MediNetz Magdeburg e.V. dhe mjekët iu sigurojnë që çdo gjë në lidhje me këshillimin dhe trajtimin tuaj do të mbetet anonime. Informacionet tuaja mbeten të fshehta dhe nuk u jepen zyrave shtetërore. Në varësi të problemeve shëndetësore trajtimi do të jetë falas ose me kosto më të ulët.
Falas

Anonimisht

Pa burokratira


Sëmurë dhe pa letra? Kontaktoni me ne sot
Na kontakto

einewelt haus Magdeburg
Schellingstraße 3-4
39104 Magdeburg

E Martë
15.00 – 17.00 | 3.00pm – 5.00pm

(+49) – (0) 176 – 66 530 854